Текст песни
GENA:
Kur më shikon ashtu,
E kur më flet ashtu,
Në këmbët e mia derdh,
Me mijëra yje.
ROVENA:
E kur më prek ashtu,
E përkëdhel ashtu,
Zogjtë këndojnë për mua,
E jo, në pyje.
...
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.
Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Perëndesha ime e dashurisë.
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.
Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Kavalieri im i lumturisë.
...
GENA:
Më duket s’ta kam thënë,
Por po ta them tani:
Pa ty s’dua të jetoj,
As edhe një ditë.
ROVENA:
Kështu jam ndierë dhe unë.
As më pak, as më shumë.
Mëngjeseve me ty,
T’më hapen sytë.
...
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.
Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Perëndesha ime e dashurisë.
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.
Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Kavalieri im i lumturisë.
...
GENA:
Në fund të botës,
Për ty shkoj.
Do jesh e imja,
Sa të rroj.
ROVENA:
Ashtu do të jem,
E jotja përgjithmonë.
...
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.
Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Perëndesha ime e dashurisë.
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.
Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Kavalieri im i lumturisë.